Presidenti kinez bën thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar kundër COVID-19

2020-03-13 09:55:32 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë veprime urgjente në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Xi Jinping-u tha se Kina është e gatshme të ndajë përvojën e saj me vendet e tjera, të kryejë studimin dhe prodhimin e përbashkët të ilaçeve e vaksinave dhe të ofrojë ndihmë për vendet e goditura nga kjo sëmundje.

Ai shtoi se Kina mbështet OKB-në dhe OBSh-në në ndihmën ndaj vendeve në zhvillim me sistem të dobët të shëndetit publik, që të përgatiten për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes.

Xi Jinping-u u shpreh gjithashtu se Kina ka njoftuar se do t'i dhurojë 20 milionë dollarë amerikanë OBSh-së për të ndihmuar në organizimin e veprimit ndërkombëtar kundër pandemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore