2020-03-13 09:51:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) i kanë shprehur mirënjohjen Kinës për ndihmën ndaj vendeve të tjera që janë prekur nga pandemia e COVID-19.
Drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore të OBSh-së Michael Ryan thotë se e vlerëson Kinën për shpërndarjen e tepricave të saj të kufizuara në vendet më të goditura:
"Ne e falënderojmë Kinën për solidaritetin e saj në përpjekjet për t'i dhënë përparësi furnizimit të vendeve si Italia dhe Irani. Ata janë të gatshëm të diskutojnë dhe të bashkërendohen me OBSh-në. Objektivat më të mirë janë pajisjet e tepërta që mund të kenë. Kina ka vuajtur nga epidemia dhe nuk ka aq shumë teprica. Por ata janë shumë të gatshëm të punojnë me ne për të parë se ku ka më shumë nevojë, dhe ne jemi mirënjohës për këtë."
Udhëheqësja teknike e Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSh-së Maria van Kerkhove u bën thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime për të parandaluar përhapjen e virusit.
"Është çështje vullneti. Është çështja si të përpiqemi sa më shumë për të ulur ritmet (e përhapjes së sëmundjes). Nuk ka asnjë justifikim të themi se nuk mund ta bëjmë këtë. Vetë vendet kanë treguar që janë në gjendje ta bëjnë këtë dhe ne duhet t'i nxitim ato të luftojnë sa më shumë që të munden për ta vënë nën kontroll këtë virus, sepse duke vepruar kështu, shpëtojnë jetë".
Të dhënat tregojnë se tani ka më shumë se 118 mijë raste të konfirmuara në 114 vende dhe rajone, dhe mbi 4 mijë veta kanë humbur jetën.