Kina lëshon raport për shkeljen e të drejtave të njeriut në ShBA

2020-03-13 19:18:32 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti nga Kina, gjendja e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara ka qenë e dobët dhe është përkeqësuar sidomos prej vitit të kaluar.

Faktet e hollësishme në raport mbuluan një sërë temash, duke përfshirë përdorimin e parave në politikë, polarizimin midis të pasurve dhe të varfërve, krimet e urrejtjes me bazë racore dhe hendekun racial në punësim dhe pasuri.

Për dhunën me armë në ShBA, raporti citon shifra nga media amerikane dhe nënvizon se ShBA-ja ka shumë më tepër armë se çdo vend tjetër.

Raporti thotë gjithashtu se numri i vlerësuar i armëve të zjarrit në pronësi të popullatës civile në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 ishte rreth 120 armë për 100 banorë, që do të thotë se në këtë vend ka më shumë armë zjarri se njerëz. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore