2020-03-12 11:25:36 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Përfaqësuesi në detyrë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në Irak tha se përvoja e Kinës në përballimin e epidemisë i ka ndihmuar shumë autoritetet irakiane në frenimin e koronavirusin e ri.
Adham Ismail e bëri këtë koment gjatë takimit me një grup ekspertësh kinezë, që mbërritën në Bagdad javën e kaluar për ta ndihmuar Irakun në parandalimin e kontrollin e epidemisë.
"Protokolli klinik dhe dhënia e barnave këtu janë bërë sipas rekomandimit nga Kina, prandaj besoj se Iraku duhet të përfitojë nga përvoja e pasur e Kinës në menaxhimin klinik," theksoi Ismail.
Ai u bëri thirrje edhe vendeve të tjera të mësojnë nga përvoja e Kinës.
Deri tani në Irak janë raportuar mbi 70 raste të prekjes nga koronavirusi i ri, përfshirë 8 të vdekur. (Wang Lei)