2020-03-12 21:02:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ditët e fundit, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio i telefonoi homologut të tij kinez Wang Yi dhe i kërkoi mbështetjen e palës kineze për materiale mjekësore.
Italia është vendi i goditur më rëndë me COVID-19 në Europë. Deri në orën 18.00 të së mërkurës, në Itali u raportuan 12462 raste të prekura me koronavirus, ndërkohë numri i viktimave arriti në 827. Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri italian Giuseppse Conte kërkoi të ndalohen në mbarë vendin të gjitha veprimtaritë tregtare përveç farmacive dhe ushqimoreve.
Epidemia nuk ka kufij shtetëror. Në këtë moment kritik, Kina ka vendosur të ndihmojë Italinë duke ofruar materiale mjekësore si maska etj. Gjithashtu, një grup ekspertësh me 7 veta nga Shoqata kineze e Kryqit të Kuq u nis të mërkurën në Itali për të dhënë ndihmë.
"Asnjë vend i BE-së nuk iu përgjigj thirrjes së Komisionit Europian, ndërsa Kina po," shkroi të martën ambasadori i Italisë në BE Maurizio Massari në një artikull. Në fakt, në këtë betejë globale kundër epidemisë, Kina ka bërë përpjekje të palodhshme deri në vetëmohim.
Për një periudhë mbi njëmujore, Kina arriti përparim të dukshëm në kontrollin e epidemisë duke ndërtuar vijën e parë mbrojtëse për komunitetin ndërkombëtar. Po ashtu, Kina i shpërndan në kohë Organizatës Botërore të Shëndetësisë informacione të virusit duke i lajmëruar vendet e rajonet përkatëse me gjendjen epidemike.
Epidemia është armiku i përbashkët i njerëzimit dhe duhet të përballohet me një komunitet ndërkombëtar të bashkuar. Përvoja e Kinës ka vërtetuar se epidemia COVID-19 mund të ndalohet, por siç tha këshilltari i lartë i sekretarit të përgjithshëm të OBSH-së Bruce Aylward, "shpejtësia" është më e rëndësishme. Kina nuk mungon kurrë në veprimet globale kundër epidemisë dhe do të vazhdojë të japë kontributin e vet. (Fani)