2020-03-12 17:49:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Numri ditor i infektimeve të reja me COVID-19 në Hubei ka rënë nën 10.
Provinca e Kinës që u godit më ashpër nga virusi raportoi tetë raste të reja të konfirmuara të mërkurën. Të gjitha rastet ishin në kryeqendrën e provincës dhe vatrën e shpërthimit, Wuhan.
Po të mërkurën, jashtë provincës, pati 7 raste të reja në pjesën kontinentale të Kinës.
Gjashtë prej tyre, përfshi tre në Guangdong, dy në Gansu dhe një në Henan, ishin raste të importuara. (Albana)