Ambasadorët në Kinë kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për luftimin e virusit

2020-03-11 10:33:09 CRI Komenti juaj Printoni

Krerët e misioneve diplomatike në Kinë kanë bërë thirrje për bashkëpunim të fortë ndërkombëtar në luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Ambasadori algjerian në Kinë Ahcene Boukhelfa u shpreh:

"Shpërthimi i koronavirusit na bën të kujtojmë që në epokën e globalizmit, fatet e njerëzve në të gjithë botën janë të lidhura ngushtë. E gjithë bota po përballet me rrezikun e përhapjes së koronavirusit, kështu që e gjithë bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë."

Ambasadori i Çadit në Kinë Maitine Djoumbe është optimist në lidhje me qëndrueshmërinë e ekonomisë kineze dhe bashkëpunimin e vendit të tij me Kinën, gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka rritur nivelin e rrezikut ndaj shëndetit të COVID-19 në "shumë i lartë", pasi numri i rasteve me këtë sëmundje në të gjithë botën ka arritur mbi 109 mijë.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore