2020-03-11 09:52:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina thotë se i ka kapacitetet e asgjësimit të mbetjeve mjekësore të krijuara nga epidemia e koronavirusit në vend.
Ministria kineze e Ekologjisë dhe e Mjedisit ka njoftuar se mbeturinat mjekësore në Kinë tani arrijnë në 3 200 tonë në ditë, rreth gjysma e kapaciteteve të asgjësimit ditor të Kinës prej 6000 tonësh.
Mbetjet mjekësore të krijuara nga epidemia, që tani pastrohen çdo ditë, përbëjnë një të pestën e mbetjeve të përgjithshme mjekësore.
Wuhan-i krijon tani rreth 200 tonë mbeturina mjekësore në ditë.
Kapaciteti i trajtimit ditor të qytetit është rreth 260 tonë, pesë herë më shumë se para shpërthimit.