Provinca Hubei do të rinisë punën dhe prodhimin normalisht

2020-03-11 21:21:52 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca e goditur më rëndë nga koronavirusi në Kinë ka nisur punën dhe procesin e prodhimit.

Autoritetet e Hubei-t thanë se puna do të nisë në bazë të situatave të ndryshme të vendeve të ndryshme.

Në kryeqendrën e provincës, Wuhan, kompanitë që prodhojnë pajisje mjekësore dhe produkte bujqësore, që merren me shërbime publike dhe luajnë rol jetësor në tregtinë vendase ose ndërkombëtare do të jenë të parat që rifillojnë punën.

Ndërkohë, kufizimet në transportin publik do të vijojnë dhe shkollat do të vijojnë shtyrjen e semestrit të ri. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore