Xi Jinping kërkon arritjen e fitores vendimtare të betejës kundër epidemisë

2020-03-11 19:26:49 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, presidenti i Kinës Xi Jinping shkoi në qytetin Wuhan, frontin e betejës kineze kundër epidemisë COVID-19 dhe kërkoi arritjen e fitores vendimtare të betejës kundër epidemisë.

Pasi inspektoi dy herë punën parandaluese e kontrolluese të epidemisë në Pekin, këtë herë Xi Jinping vizitoi epiqendrën e epidemisë dhe vijën më të përparuar të betejës për inspekimin e punës, vizita e tij konsiderohet gjerësisht si erëtregues.

Po të martën, gjatë vizitës së presidenti Xi në Wuhan, u mbyll spitali i fundit nga 14 spitalet e përkohshme të ngritura për mjekimin e pacientëve me COVID-19, duke treguar arritjen e fitores fillestare të betejës së Kinës kundër epidemisë.

Brenda më pak se dy muajsh, Kina, vendi me popullsinë më të madhe në botë, menaxhoi me sukses frenimin dhe kontrollin e epidemisë. Siç tha zv-dekani i Institutit të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë A. Ostrovsky, parimi i vënies gjithmonë të sigurisë së jetës dhe të shëndetit të popullit në vendin e parë ka inkurajuar popullin kinez të forcojë besimin për betejën kundër epidemisë duke arritur fitore madhështore përfundimtare.

Tani epidemia po përhapet në mbarë globin. Ditët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e vet për mospërgatitjen e disa vendeve para epidemisë. Për shembull në ShBA, deri në orën 23.00 të së martës me kohën e Zonës Lindore të ShBA-së, në të paktën 37 shtete dhe në Uashington DC janë raportuar raste të konfirmuara të sëmundjes dhe numri i përgjithshëm i rasteve ka kaluar 1000, përfshi 31 viktima. Lidhur me këtë, guvernatori i shtetit Nju Jork Andrew Cuomo kritikoi qeverinë federale amerikane për përgjigjen e ngadaltë në përballim të epidemisë.

Tani komuniteti ndërkombëtar ka kuptuar që COVID-19 është një sprovë e madhe ndaj vendeve të ndryshme. Sekretari i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se OBSH-ja bën gjithnjë thirrje për fuqinë udhëheqëse dhe vullnetin politik, duke theksuar se Kina e ka shfaqur një fuqi dhe vullnet të tillë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore