2020-03-10 14:18:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping shkoi menjëherë për inspektim në spitalin "Huoshenshan" pasi mbërriti të martën në Wuhan, epiqendra e shpërthimit të COVID-19.
Presidenti u njoh me funksionimin e spitalit, trajtimin e pacientëve, mbrojtjen e punonjësve mjekësorë dhe kërkimet shkencore atje.
Ai vizitoi gjithashtu pacientët që po trajtohen në këtë spital dhe takoi punonjësit mjekësorë që po luftojnë epideminë në vijën e parë, duke i inkurajuar ata të kenë besim në mposhtjen e epidemisë.
"Huoshenshan" është një spital me 1000 shtretër, i ndërtuar për vetëm 10 ditë për trajtimin e pacientëve të COVID-19.(Çang Çuo)