Pikat turistike në Kinë rihapen gradualisht

2020-03-10 10:38:31 CRI Komenti juaj Printoni

Pikat turistike në tërë Kinën po rihapen gradualisht, teksa numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit është në rënie.

"Disneyland" i Shangait rihapi të hënën disa nga hotelet, restorantet dhe dyqanet e tij, por parku tematik vijon të jetë ende i mbyllur.

Në qytetin Hangzhou, 40 % e pikave turistike janë rihapur për vizitorët.

Nënkryetari i Shoqatës së Pikave Turistike të Kinës Ma Shuqi e ka nxitur sektorin kinez të turizmit të rritë shitjet në internet gjatë epidemisë së koronavirusit të ri:

"Duhet të përmirësojmë shitjen e biletave dhe të produkteve turistike në internet. Do të forcojmë zhvillimin e produkteve të shërbimeve turistike në internet."

Agjencia më e madhe turistike në internet e Kinës, "Trip", nisi javën e kaluar planin "Rigjallërimi i udhëtimeve 2020", duke nxjerrë produktet e parashitjes, që synojnë inkurajimin e klientëve të prenotojnë udhëtime paraprakisht. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore