2020-03-10 10:30:25 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri irakian i Shëndetësisë është shprehur se Kina ka ndihmuar në forcimin e aftësive mjekësore të Irakut për t'u përballur me shpërthimin e koronavirusit të ri.
Gjatë një takimi me ambasadorin kinez në Irak Zhang Tao dhe një ekip ekspertësh kinezë, Jaafar Sadiq Allawi theksoi gjithashtu se aftësitë e Irakut për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me ekspertët kinezë, të cilët do të vizitojnë një kompleks mjekësor në kryeqytetin e Irakut për të krijuar një qendër të specializuar dhe një laborator.
Qendra do të merret me zbulimin e infeksioneve, trajtimin e pacientëve dhe përgatitjen e stafit mjekësor irakian.
Në Irak deri më tani janë raportuar 60 raste të virusit, përfshirë gjashtë vdekje.