2020-03-10 09:41:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi thotë se Kina dhe Britania mund të forcojnë më tej bashkëpunimin për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.
Në një bisedë telefonike me sekretarin e Jashtëm britanik Dominic Raab për luftën kundër koronavirusit të ri, kryediplomati kinez falënderoi palën britanike për mbështetjen në betejën e Kinës kundër epidemisë dhe shprehu besimin se Britania mund ta përmbajë në mënyrë efektive sëmundjen.
Raab vlerësoi masat e Kinës për të parandaluar e kontrolluar shpërthimin dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, si edhe falënderoi palën kineze për ndihmën e dhënë për qytetarët britanikë në Kinë.
Të dy ministrat diskutuan edhe për krijimin e një partneriteti shëndetësor global. (Vera)