2020-03-10 09:30:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Përfaqësues të vendeve të ndryshme janë shprehur se rënia e numrit të rasteve të reja të COVID-19 në Kinë do t'i japë besim pjesës tjetër të botës që po lufton me përhapjen e shpejtë të virusit.
Drejtori i Departamentit të Azi-Paqësorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Etiopisë Dawit Yirga thekson:
"Unë mendoj se udhëheqja e presidentit Xi Jinping duhet të vlerësohet shumë për sa i përket kësaj përpjekjeje, e cila ka ndihmuar në kontrollimin e përhapjes së virusit. OBSh-ja dëshmoi se kjo i dha kohë pjesës tjetër të botës kohën e duhur për t'u përgatitur për reagimin. Dhe unë mendoj se ky është një kontribut shumë i rëndësishëm".
Shumë vende dhe ekspertë po mbikëqyrin nga afër masat e parandalimit dhe kontrollit të Kinës gjatë luftës kundër epidemisë së koronavirusit të ri.
Ish-zyrtari kenian Boaz Mbaya thotë se masat e Kinës dhe njoftimet e ngadalësimit të përhapjes së virusit në vend i kanë sjellë botës besim:
"Hapat që ka ndërmarrë qeveria kineze, tregojnë se ajo është në gjendje të merret me emergjencat e këtij lloji. Kina është 'fabrika e botës', kështu që çdo gjë që ndikon në aftësinë prodhuese të Kinës prek mbarë botën. Mendoj se është e lavdërueshme që tani po raportohen gjithnjë e më pak infeksione".
Etiopia dhe Kenia janë ndër vendet që nuk kanë raportuar ende raste të virusit.
Mbi 100 vende kanë njoftuar për raste të tilla, përfshirë nëntë vende afrikane.(Artan)