2020-03-10 21:38:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Dy spitalet e fundit të përkohshëm në Wuhan, vatra e shpërthimit të koronavirusit në provincën Hubei, u mbyllën të martën. Kjo shënoi mbylljen e të gjitha spitaleve të posaçme kundër COVID-19 në qytet.
Për të trajtuar pacientët me simptoma të lehta dhe për të izoluar burimin e infeksionit, Wuhan-i konvertoi vendet publike si qendrat e ekspozitës dhe gjimnazet në 16 spitale të përkohshme.
16 spitalet në Wuhan kanë trajtuar gjithsej 13 mijë pacientë.
Zhang Boli nga Akademia Kineze e Inxhinierisë tha se spitalet e përkohshme kanë luajtur një rol efektiv në luftën kundër koronavirusit. (Albana)