Mjeket dhe infermieret heroina vërtetojnë përparimin e të drejtave të njeriut në Kinë

2020-03-09 11:11:38 CRI Komenti juaj Printoni

"Në Kinë, mjeket dhe infemieret po kryejnë një punë madhështore. Ato, duke mos përfillur sigurinë e vet, i janë përkushtuar pa ngurrim shpëtimit dhe mjekimit të pacientëve. Në këtë 'betejë' kundër epidemisë, ato po luajnë një rol të rëndësishëm dhe kontributi i tyre do të mbahet mend në histori", u shpreh Nila Bayyas, presidente e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave me rastin e Ditës së Gruas.

Sipas të dhënave statistikore, mbi 100 mijë punonjëse mjekësore kineze po luftojnë në vijën e parë në provincën Hubei. Ndër më shumë se 40 mijë anëtarët e ekipeve të ndihmës mjekësore që janë dërguar në Hubei, mbi 60 % janë femra. Ndër to është infemiere 20-vjeçare që udhëtoi për katër ditë, duke përshkuar 300 kilometra me biçikletë, për t'u kthyer në punë, ka eksperte mbi 70-vjeçare dhe mjeke që kanë humbur jetën pas infektimit. Historitë e tyre kanë shfaqur altruizmin dhe frymën e tyre të lartë profesionale. Ato janë shembuj të gruas kineze dhe pasqyrojnë realitetin e zhvillimit të çështjes së vajzave dhe grave në Kinë.

Në Kinë, barazia gjinore është një ndër politikat shtetërore bazë. Partia dhe qeveria gjithmonë i kushton vëmendje zbatimit efektiv të kësaj politike. Raporte të shumë institucioneve ndërkombëtare e kanë vërtetuar këtë. Sipas një raporti të publikuar në vitin 2017 nga "McKinsey", kompania më e njohur botërore e konsulencës, femrat kanë kontribuar për mbi 41% së PBB-së së Kinës, shifër kjo që zë vendet e para në botë. Ndërsa në një raport të publikuar më 6 mars nga "Grant Thornton", agjenci e njohur kontabiliteti, në mbi 95% të lidershipit të ndërmarrjeve kineze ka të paktën një grua, nga 87 % që është niveli global.

Tema e sivjetshme e Ditës Ndërkombëtare të Grave është "Secili për barazi". Në aktivitetin kremtues, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh se "vetëm kur gratë të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në ndarjen shoqërore të punës, mund të përfitojmë nga mençuria, përvoja dhe largpamësia e tyre". Në fjalim ai përmendi shkencëtaren kineze Tu Youyou si shembull. "Në vitet '70 të shekullit të kaluar, Tu Youyou gjeti metodën e trajtimit të malaries nëpërmjet shfrytëzimit të barnave tradicionale kineze. Zbulimi i saj ka shpëtuar miliona jetë në botë", deklaroi kreu i OKB-së.

Megjithëse kemi ende rrugë të gjatë për të realizuar barazinë e gjithanshme gjinore dhe zhvillimin e plotë të grave, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë për nxitjen e realizimit të objektivit të OKB-së, sepse historia ka treguar se pa çlirimin dhe përparimin e gruas, nuk do të ketë çlirim dhe përparim të gjithë njerëzimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore