Francë, ndalohet grumbullimi i mbi 1000 vetave

2020-03-09 11:06:06 CRI Komenti juaj Printoni

Franca deklaroi se do të ndalojë organizimin e aktiviteteve me mbi 1000 pjesëmarrës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran u shpreh se punonjës mjekësorë në pension dhe studentë të mjekësisë do të rekrutohen për të trajtuar infektimin në rritje.

Deri të dielën, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë arriti mbi 1 100, 19 % më shumë se të shtunën, gjë që e bën Francën vendin me numrin më të madh të të prekurve në Evropë pas Italisë. Deri tani Franca ka 19 raste vdekjesh nga koronavirusi.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore