2020-03-09 10:56:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Anija turistike "Grand Princess" e goditur nga virusi është drejtuar për në portin e Ouklandit në ShBA.
Ajo do të ankorohet në një terminal që nuk është më në funksionim.
Anija ka mundësi të arrijë të hënën, por koha e saktë nuk është përcaktuar.
Anija me më shumë se 3 500 veta në bord është ndaluar të kthehet në San-Francisko, pas zbulimit të një numri rastesh të COVID-19.
Deri më tani, 45 veta janë testuar dhe 21 prej tyre kanë dalë pozitivë, duke përfshirë 19 anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhëtarë. (Çang Çuo/ Foto nga Agjencia AP)