2020-03-09 10:47:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sociologu britanik Martin Albrow vlerësoi lart përpjekjet e Kinës kundër shpërthimit të COVID-19.
"Qeveria kineze ka bërë sa mundet që t'i japë informacione pjesës tjetër të botës, si edhe që masat e marra prej saj të shërbejnë si shembull për vendet e tjera të botës," tha ai.
Eksperti bën thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për të frenuar përhapjen e virusit në mbarë botën:
"Bashkëpunimi është parimi themelor mbi të cilin mund të krijojmë një shoqëri globale. Të gjithë u përkasim shoqërive kombëtare, por të gjithë jemi edhe qytetarë globalë. Ne të gjithë i përkasim njëri-tjetrit."
Albrow sugjeron gjithashtu që Kina të luajë një rol kryesor në këtë fushatë globale kundër koronavirusit. (Çang Çuo)