Pezullohet puna e dy spitaleve të tjera të përkohshme në Wuhan

2020-03-09 10:38:30 CRI Komenti juaj Printoni

Dy spitale të tjera të përkohshme e kanë pezulluar punën në Wuhan, pasi numri i pacientëve me koronavirusin e ri vazhdon të bjerë.

Qyteti deri më tani ka ndaluar funksionimin e 11 spitaleve të përkohshme, të krijuara në mjedise publike për trajtimin e pacientëve me simptoma të buta.

Stafi mjekësor në spitale mbetet në gatishmëri.

Më shumë spitale të përkohshme pritet të mbyllen në Hubei, ndërsa masat e rrepta të parandalimit dhe kontrollit do të mbahen. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore