Kina nxit zhvillimin më të shpejtë të rrjetit 5G, pavarësisht epidemisë

2020-03-09 10:19:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të shpejtojë zhvillimin e teknologjisë 5G për të nxitur ekonominë në betejën kundër shpërthimit të koronavirusit të ri.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së informacionit thotë se 5G-ja luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në kontrollin e epidemisë, por edhe në promovimin e investimeve dhe konsumit.

Ministria shtoi se do të merren masa të përshtatshme për ndërtimin me shpejtësi të rrjetit 5G në rajonet me rrezik të ulët shëndetësor.

Tre operatorët kryesorë të telekomit në Kinë thonë se 80 për qind e ndërtimit të rrjetit 5G të vendit ishte në planifikim gjatë dy muajve të parë të vitit, ndërsa më shumë se 550 mijë stacione bazë 5G pritet të vihen në funksionim në mbarë vendin deri në fund të këtij viti.(Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore