Kina dërgon ekspertë mjekësorë dhe pajisje ndihme në Iran

2020-03-09 10:10:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka dërguar një ekip ekspertësh dhe pajisje mjekësore në Iran për të ndihmuar në betejën kundër epidemisë së COVID-19.

Ekipi prej pesë ekspertësh nga Shoqata e Kryqit të Kuq të Kinës mbërriti në Teheran më 29 shkurt.

Zhou Xiaohang nga Shoqata e Kryqit të Kuq të Kinës thotë:

"Ekipi ynë ka sjellë një kontingjent furnizimesh mjekësore në Iran, duke përfshirë kuti testimi dhe ventilatorë. Kutitë janë dërguar në Institutin "Pasteur" për teste paralele. Pasi të kenë kaluar vlerësimin, kutitë e testimit mund të përdoren gjerësisht për të identifikuar pacientët me COVID- 19".

Ekspertët e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kinës diskutuan për masat e parandalimit dhe kontrollit të koronavirusit me Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe iraniane.

Anëtari i ekipit Qian Zhiping, mjek në Qendrën e Shëndetit Publik të Shangait, thotë:

"Bashkë me një grup pune të OBSh-së ne vizituam një nga tre

spitalet në Teheran që janë përcaktuar për trajtimin e pacientëve me pneumoninë

e koronavirusit të ri.Ne pamë që kishte

mungesa në furnizimet dhe pajisjet mjekësore. Sidoqoftë, koncepti i shërbimit dhe përkushtimi i stafit mjekësor aty na lanë një përshtypje të thellë. "

Gjithashtu pjesëtarët e ekipit, së bashku me ekspertët e OBSh-së, diskutuan me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit në lidhje me rëndësinë e karantinës për kontrollin e epidemisë.

Ambasadori kinez në Iran Chang Hua beson se Kina dhe Irani do ta fitojnë këtë betejë kundër sëmundjes:

"Kina ndan të njëjtat dhimbje dhe ndjenja pas shpërthimit të epidemisë në Iran. Ne jemi miq pranë njëri-tjetrit në nevojë dhe gjithmonë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Kina ofroi ndihmë për Iranin në kohën më të shpejtë të mundshme. Unë besoj se epidemia nuk mund të na ndalojë të zhvillojmë miqësinë dhe lidhjet tona do të zhvillohen dhe forcohen më tej".

Irani ka konfirmuar gati 6 000 raste të koronavirusit dhe 194 vdekje. (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore