Kina i dhuron OBSh-së 20 milionë USD për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19

2020-03-09 21:32:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të hënën në Pekin se ambasadori i Kinës në Gjenevë Chen Xu u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe i bëri me dije vendimin e qeverisë kineze për dhurimin e 20 milionë dollarëve amerikanë OBSh-së, për parandalimin e kontrollin e epidemisë së COVID-19 dhe për mbështetjen e sistemit të shëndetit publik të vendeve në zhvillim.

Ghebreyesusi falenderoi Kinën dhe tha se qeveria kineze në këtë moment kritik të kapërcimit të vështirësive të mëdha të epidemisë brenda vendit, u ofroi vendeve të tjera në zhvillim një dhuratë kaq bujare. Ai shtoi se OBSh-ja do të vazhdojë bashkërendimin me palën kineze për nxitjen e përparimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të kontrollit të epidemisë.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha se pas shpërthimit të epidemisë COVID-19, nën udhëheqjen e zotit Ghebreyesus, OBSh-ja ka luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e ndërgjegjshmërisë së parandalimit të vendeve të ndryshme dhe në ndihmë të vendeve përkatëse në përballimin racional të epidemisë dhe është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare. Ai vuri në dukje:

"Aktualisht, epidemia e COVID-19 ka shpërthyer dhe është përhapur në shumë vende dhe në këtë kohë, ajo që është më urgjente është bashkëpunimi në parandalimin e kontrollin e përbashkët ndërkombëtar. Dhurimi kësaj here i palës kineze është përgjigje e thirrjes së OBSh-së dhe përkrahje konkrete për rolin koordinues të kësaj organizate në veprimtarinë ndërkombëtare kundër epidemisë, veçanërisht për t'i ardhur në ndihmë vendeve të vogla e mesatare me sistem të dobët të shëndetit publik për përballimin e epidemisë."

Geng shtoi se virusi nuk ka kufi. Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e ndryshme dhe të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar përballë epidemisë, duke ofruar kontributin e saj për mbrojtjen e sigurinë e shëndetit publik rajonal dhe botëror dhe për ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore