2020-03-08 10:30:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping thotë se gratë që luftojnë kundër COVID-19 në vijën e parë kanë treguar frymën fisnike të bamirësisë.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, ai uroi të dielën gratë e të gjitha kombësive dhe të gjitha sferave të jetës në mbarë vendin.
Xi Jinping-u tha se gratë kineze kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për të luftuar epideminë në rolet e tyre si kuadro, punonjëse të policisë, të kontrollit të sëmundjeve e të komunitetit, gazetare dhe vullnetare.
Ai gjithashtu i bëri thirrje personelit femëror që të mbrohet në mënyrë shkencore gjatë punës për kontrollin e epidemisë. (Çang Çuo)