Kina forcon përpjekjet për rifillimin e prodhimit në krahina të ndryshme

2020-03-07 11:49:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, provincat kineze Sichuan, Jiangxi e Anhui kanë forcuar përkrahjen me politika për të nxitur rifillimin e prodhimit në ndërmarrjet e ndryshme.

Tani është periudha e rëndësishme e prodhimit të çajit pranveror. Në qytetin Leshan të provincës Sichuan, për të ulur humbjet e kultivuesve të çajit, qeveria ka siguruar ofrimin e një kredie prej 100 miliardë juanësh. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Çajit "Emeishan" të qytetit Leshan të provincës Sichuan Song Shaojun tha:

"Kredia prej 100 miliardë juanësh do të zgjidhë problemin e fondit të blerjes së çajit pranveror, si edhe problemin e vështirësisë së shitjes së çajit nga fermerët në zonat malore."

Në provincën Jiangxi u publikuan 20 masa për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Përqindja e rifillimit të prodhimit të ndërmarrjeve industriale në mbarë provincën arriti 97.8%. Drejtori i Komisionit të Reformës dhe të Zhvillimit të provincës Jiangxi Zhang Heping tha:

"Është krijuar sistemi i komunikimit të bashkërenduar të zinxhirit industrial brenda provincës. Gjithashtu, po bashkëpunojmë me provincat e tjera për të zgjidhur problemet e udhëtimit të punëtorëve e të transportit të materialeve, dhe të garantimit të fondeve. "

Në provincën Anhui u publikua "Plani i veprimit të posaçëm për nxitjen e rifillimit të prodhimit". Sipas këtij plani, kuadrot do të shkojnë në ndërmarrje të ndryshme për të dhënë koncepte të reja zhvillimi, si edhe do të ofrohen politika mbështetëse, projekte krijimi risish dhe materiale prodhimi, për t'i shërbyer ekonomisë reale. 16 grupe pune kanë shkuar në zona të ndryshme për të garantuar realizimin e politikave dhe për të nxitur zhvillimin e projekteve të rëndësishme. Anëtari i grupit të punës nr. 11 Xu Bin tha:

"Ne mbajmë shënim problemet e vështirësitë dhe njohim situatën. Problemet që mund të zgjidhen në nivel bashkish, zgjidhen brenda bashkive, ndërsa problemet në nivel province zgjidhen nga provinca, duke nxitur rifillimin e punës e të prodhimit në mënyrë të rregullt." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore