Xi thekson tejkalimin e ndikimit të COVID-19 për të fituar luftën kundër varfërisë

2020-03-07 10:07:36 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje zyrtarëve në mbarë vendin të kapërcejnë vështirësitë e sjella nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri dhe të përpiqen të realizojnë objektivat e vendit për daljen nga varfëria.

Ai i bëri këto komente në një mbledhje të premten në Pekin, ku morën pjesë zyrtarë nga mbarë vendi nëpërmjet telekonferencës.

Xi Jinping-u tha se nxjerrja nga varfëria e të gjithë banorëve të fshatit që jetojnë nën kufirin e varfërisë brenda vitit 2020, është një premtim solemn i bërë nga Komiteti Qendror i PKK-së, dhe ky objektiv duhet të përmbushet sipas planit.

Objektivi i Kinës për zbutjen e varfërisë po arrin sukses. Numri i atyre që jetojnë në varfëri është ulur nga afro 99 milionë në vitin 2012 në 5.5 milionë në fund të vitit të kaluar.

Xi Jinping-u tha se do të zbatohen strategji të sakta të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, për të kapërcyer ndikimin e saj.

Ai shtoi se duhet të merren masa për t'i ndihmuar ata që jetojnë në varfëri të gjejnë punë dhe të nxiten ndërmarrjet të punësojnë më shumë njerëz nga zonat e varfra. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore