| 2020-03-06 19:57:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina, duke vazhduar përpjekjet kundër epidemisë së pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi COVID-19, po nxit në mënyrë të gjithanshme bashkëpunim ndërkombëtar në forma të ndryshme për t'u ofruar mbështetje dhe ndihmë palëve përkatëse, deklaroi zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian.
Në një konferencë shtypi të organizuar t
ë premten në Pekin, z. Zhao bëri të ditur se pala kineze ka krijuar një mekanizëm të shkëmbimeve të shpeshta me OBSh-në, BE-në, Bashkimin Afrikan, ASEAN-in, Korenë e Jugut, Komunitetin e Vendeve të Karaibeve(CARICOM), Iranin etj. Brenda kornizës së bashkëpunimit, palët po ndajnë informacionin dhe ofrojnë mbështetje në parandalimin, kontrollin si dhe mjekimin e sëmundjes.
"Do të vazhdojmë të shtojmë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar, duke ofruar edicionet e përditësuara të udhëzimeve të mjekimit të përpiluara nga qendra e kontrollit e sëmundjeve dhe specialistëve të shëndetit, duke zhvilluar shkëmbime me ekspertë të huaj nëpërmjet platformave të internetit dhe linjave telefonike. Qeveria kineze mbështet Kryqin e Kuq dhe Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës të dërgojnë ekipe ekspertësh në vendet e prekura nga epidemia për të dhënë ndihmën e duhur", shtoi zëdhënësi Zhao Lijian.(Zhang Yan/Albana)
