2020-03-06 19:55:37 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet shëndetësore kineze thanë të premten se Kina nuk duhet të ulë vigjilencën ose nivelin e punës në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, pasi numri i rasteve të importuara me COVID-19 është rritur.
Të enjten, pjesa kontinentale e Kinës raportoi 17 raste të reja me COVID-19 jashtë provincës Hubei, vatra e shpërthimit, tha në një konferencë shtypi zyrtari në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, Mi Feng.
Prej tyre, 16 raste, përfshi 11 në Gansu, katër në Pekin dhe një në Shangai ishin raste të importuara nga jashtë pjesës kontinentale, tha Mi.
"Ne duhet të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, të ndajmë informacionin dhe përvojën me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vendet përkatëse në kohën e duhur dhe ta luftojmë së bashku epideminë," shtoi Mi.
Sipas Komisionit, pjesa kontinentale e Kinës numëron gjithsej 36 raste të importuara me COVID-19. (Albana)