Kina do të vijojë misionet e planifikuara hapësinore pavarësisht koronavirusit

2020-03-06 19:52:48 CRI Komenti juaj Printoni

Misionet e planifikuara hapësinore të Kinës këtë vit nuk do të preken nga epidemia e koronavirusit novel, njoftoi të premten Qendra Kombëtare e Lëshimit të Satelitëve "Xichang" në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Qendra po përgatitet për një nisje të ardhshme të satelitit "BeiDou-3". Stafi teknik po punon pa pushim për të siguruar suksesin e misionit.

Qendra, e cila menaxhon vendet e lëshimit Xichang dhe Wenchang, do të kryejë rreth 20 misione në vitin 2020, përfshi fluturimin e parë të raketës "Marshimi i Madh-5B", lëshimin e sondës të parë të Kinës në Mars dhe përfundimin e sistemit satelitor të navigimit BeiDou-3 .

Këtë vit, vendi do të dërgojë mbi 60 anije hapësinore në orbitë përmes mbi 40 lëshimeve.

Ndërkohë po zhvillohen përgatitjet për fluturimet provë të raketa bartëses "Marshimi i Madh -7A", një model i gjeneratës së re të raketës me madhësi të mesme.

Ndërkohë, inxhinierët po zhvillojnë dhe kryejnë misionet e provave të satelitëve "Fengyun-4" dhe "Gaofen-5" sipas planit, njoftoi Korporata Kineze e Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirë Ajrore.

Prodhuesi i anijes hapësinore tha se ka zbatuar masa për të parandaluar infektimet nga koronavirusi i tipit të ri. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore