Kina nuk dëshiron të marrë pjesë në bisedimet e çarmatimit trepalësh

2020-03-06 19:47:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kina nuk ka dëshirë të marrë pjesë në të ashtuquajturat "bisedime të çarmatimit Kinë-ShBA-Rusi", por do të bëjë përpjekje drejt çarmatimit ndërkombëtar, deklaroi zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian.

Siç mësohet, pala amerikane deklaroi të enjten me rastin e 50-vjetorit të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore se do të paraqesë një propozim "të guximshëm" të çarmatimit bashkë me Rusinë dhe Kinën për të evituar garën e kushtueshme të armatimit. Duke komentuar për këtë deklaratë të palës amerikane, zëdhënësi Zhao ritheksoi se Kina nuk ka dëshirë të marrë pjesë në këto bisedime dhe qëndrimi i saj është i qartë dhe i konsekuent.

"Për çarmatimin bërthamor, puna e parë është që ShBA-ja të pakësojë arsenalin e saj të madh bërthamor në reagimin e thirrjes së Rusisë për zgjatjen e afatit të marrëveshjes midis tyre për pakësimin e armëve sulmuese strategjike, gjë që pa dyshim do të krijojë kushte për vendet e tjera të marrin pjesë në negociatat e çamartimit bërthamor shumëpalësh. Është njohur gjerësisht se Kina zbaton gjithnjë strategjinë ushtarake për qëllim mbrojtës dhe forca bërthamore e Kinës qendron gjthnjë në nivelin minimal për mbrojtjen e sigurisë së vendit, e cila nga fuqia është shumë më e ulët dhe e pakrahasueshme me atë të ShBA-së dhe Rusisë", theksoi zëdhënësi Zhao.

Sipas tij, Kina gjithmonë ngul këmbë në rrugën e zhvillimit paqësor. Nuk ka patur dhe nuk do të marrë pjesë kurrë në gara armatimi të çfarëdo forme.(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore