Kreu i OBSh-së: COVID-19 nuk është pandemi, me gjithë shenjat shqetësuese

2020-03-06 11:22:45 CRI Komenti juaj Printoni

COVID-19 nuk është pandemi tani për tani, edhe pse ka shenja shumë shqetësuese, tha të enjten në Gjenevë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

"Megjithëse situata mund të përkeqësohet dhe të kthehet në pandemi, ka vende që kanë treguar se (COVID-19) mund të mbahet nën kontroll," tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të përditshme shtypi, duke theksuar që "nuk duhet të heqim dorë nga përpjekjet deri në fund".

Sipas OBSh-së, deri të enjten në mëngjes, janë raportuar 95 265 raste të COVID-19 globalisht, duke përfshirë 3 281 vdekje.

Ghebreyesus-i këmbënguli se pandemia mund të deklarohet vetëm në bazë të provave, të cilat, sipas tij, ende nuk ekzistojnë.

Ai bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse, duke theksuar se duhet të nxiten ndërhyrja dhe angazhimi politik në të gjitha vendet për kontrollin e COVID-19.(Foto nga Agjencia Xinhua)

Mrekulli
Lajmet Kryesore