Kinë: Rigjallërohen shitjet me pakicë

2020-03-06 11:03:04 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se shitjet me pakicë në Kinë po rigjallërohen, në kushtet e luftës kundër shpërthimit të koronavirusit të tipit të ri.

Shitjet mesatare ditore të 1000 firmave të shitjes me pakicë të monitoruara nga Ministria e Tregtisë u rritën 5.6% në fund të shkurtit krahasuar me mesin e muajit, rritja e parë që nga fundi i janarit.

Gjatë së njëjtës periudhë shitjet e automjeteve u rritën 15 %, ndërsa të pajisjeve të telekomunikacionit 12%.

Ministria e Tregtisë thotë se masat efektive të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, rifillimi i punës nga shumë njerëz dhe shtimi i kërkesës kanë ndihmuar në nxitjen e shitjeve me pakicë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore