2020-03-05 10:24:35 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping është shprehur se rikthimi i rendit në punë dhe në jetë duhet të bashkërendohet me luftën kundër shpërthimit të koronavirusit të ri.
Duke kryesuar një mbledhje të udhëheqjes për të studiuar detyrat për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe stabilizimin e zhvillimit të vendit, Xi tha se zhvillimi ekonomik dhe shoqëror duhet të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai bëri thirrje që të merren masa për nxitjen e rifillimit të punës, për të minimizuar humbjet e shkaktuara nga shpërthimi.
Presidenti gjithashtu kërkoi të mos zbutë reagimin kundër epidemisë.