2020-03-04 11:18:53 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qeveria kineze ka dënuar goditjen politike ndaj zyrave të mediave kineze në ShBA.
Departamenti i Shtetit i ShBA-së shpalli se qeveria amerikane do të kufizojë numrin e shtetasve kinezë që lejohen të punojnë për pesë grupet mediatike kineze të përcaktuara si "misione të huaja". Masa do të hyjë në fuqi në 13 mars.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha se ky veprim është i pabazë, pasi gazetarët kinezë kanë respektuar ligjet dhe rregullat e ShBA-së gjatë raportimit të lajmeve në vend.
Ai paralajmëroi se masa do të dëmtojë lidhjet me Kinën.
Zëdhënësi gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e ShBA-së se qëllimi i masës është reciprociteti, sepse Kina nuk ka zbatuar asnjë kufizim në numrin e zyrave dhe punonjësve të mediave amerikane në vend. (Wang Lei)