2020-03-04 19:38:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shifrat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 jashtë Kinës ka arritur në mbi 10500.
Deri tani, koronavirusi është i pranishëm në 72 vende dhe janë regjistruar mbi 160 viktima.
Të martën, pjesa kontinentale e Kinës konfirmoi 119 raste të reja, 115 prej tyre në Hubei.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në pjesën kontinentale të Kinës arriti në mbi 80 mijë.
Ndërsa në rajonet kineze Hong-Kong, Makao dhe Tajvan numërohen respektivisht 100, 10 dhe 42 raste. (Albana)