2020-03-04 19:35:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Pas shpërthimit të COVID-19, Ministria kineze e Financave ka marrë shumë masa për të pakësuar ose hequr taksat e ndërmarrjeve të mesme, të vogla e mikro.
Në konferencën e shtypit të organizuar të martën nga Këshilli i Shtetit i Kinës, drejtori i Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore të Ministrisë së Financave Fu Jinling u shpreh se epidemia COVID-19 ka ushtruar ndikimin negativ mbi prodhimin dhe biznesin e shumë ndërmarrjeve, krahas zbatimit të politikës së pakësimit ose heqjes së taksave për ndërmarrjet veçanërisht për ato të mesme e të vogla, Ministria e Financave ka publikuar edhe politikën e pakësimit ose heqjes së shpenzimeve të sigurimeve shoqërore. Parashikohet se në vitin 2020, këto politika do të pakësojnë mbi 510 miliardë juanë shpenzime të ndërmarrjeve. Fu Jinling tha:
"Krahas pakësimit të shpenzimeve të sigurimeve të papunësisë të ndërmarrjeve të mesme, të vogla e mikro gjatë gjendjes epidemike, kemi shtuar subvencionet në përgatitjen e punonjësve. Njëkohësisht kemi forcuar përkrahjen ndaj kredive të ndërmarrjeve kryesore dhe do të pakësojmë 50% të interesit të kredive të tyre."
Njëkohësisht, Ministria e Financave ka publikuar posaçërisht politikën e pakësimit ose heqjes së taksave mbi vlerën e shtuar për ndërmarrjet private të vogla e mikro. Lidhur me këtë, drejtori i Drejtorisë së Taksave të Ministrisë së Financave Wang Jianfan u shpreh:
"Brenda 3 muajve, do të heqim nxjerrjen e taksave mbi vlerën e shtuar nga ndërmarrjet private të vogla e mikro në provincën Hubei dhe për ndërmarrje jashtë provincës Hubei, norma e taksave do të ulet në 1% nga 3% e tanishme." (Fani/Albana)