Ekspertja: OBSh-ja po punon nga afër me shkencëtarët kinezë për COVID-19

2020-03-03 11:15:11 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) thotë se bota duhet të mësojë nga baza e njohurive që ka krijuar Kina në luftën kundër koronavirusit.

Dr. Maria van Kerkhove nga Programi i Emergjencave Shëndetësore i OBSh-së është shprehur se ata kanë punuar nga afër me shkencëtarë kinezë dhe profesionistët e shëndetësisë në frontin e parë të kontrollit të përhapjes së koronavirusit të ri në Kinë.

Sipas saj, baza e njohurive për COVID-19 e Kinës mund të ndihmojë në optimizimin e reagimit të botës ndaj përhapjes së virusit.

OBSh-ja ka vënë në dukje se numri i rasteve të reja në Kinë ka rënë, por ka pasur nëntë herë më shumë raste të raportuara jashtë Kinës.

Të hënën, përveç Kinës, mbi 8700 raste të COVID-19, përfshirë 127 të vdekur, i janë raportuar OBSh-së nga 61 vende. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore