OBSH-ja: Vendet e tjera duhet të mësojnë nga përvoja e Kinës

2020-03-03 19:17:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, përgjegjësi i zyrës së parandalimit e të kontrollit të sëmundjeve ngjitëse pranë zyrës rajonale për Mesdheun Lindor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Abdel Nasser Abu Bakr dhe ndihmës-sekretarja e përgjithshme e Lidhjes Arabe për çështjet shoqërore Haifa Abu Ghazaleh u thanë përkatësisht gazetarëve të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) se masat e Kinës kanë frenuar me efektivitet përhapjen e mëtejshme të COVID-19 dhe prandaj vendet e rajonet e tjera duhet të mësojnë nga përvoja e Kinës.

Abdel Nasser Abu Bakr përshëndeti Kinën për progresin e saj në kontrollin e epidemisë dhe shprehu shpresën se vendet e rajonet e tjera do të mësojnë nga Kina:

"OBSH-ja vlerëson përpjekjet e bëra nga Kina, kemi mësuar shumë nga qeveria kineze. Kina ka ndaluar me efektivitet përhapjen e mëtejshme të epidemisë, veçanërisht në qytetin Wuhan dhe në qytetet e tjera të prekura nga epidemia, masat parandaluese e kontrolluese janë në kohë dhe efektive. OBSH-ja u bën thirrje vendeve e rajoneve të tjera të botës të mësojnë nga Kina."

Abdel Nasser Abu Bakr e vlerësoi gjithashtu Kinën për dhënien e ndihmës teknike e mjekësore vendeve të tjera si në Afrikë, në Azinë Qendrore etj.

Ndihmës-sekretarja e përgjithshme e Lidhjes Arabe për çështjet shoqërore Haifa Abu Ghazaleh u shpreh se kjo organizatë i kushton shumë rëndësi gjendjes epidemike dhe vlerëson përpjekjet e Kinës për parandalimin e kontrollin e epidemisë. Ajo tha se vendet arabe shpresojnë të forcojnë bashkëpunimin e shkëmbimet me Kinën e me OBSH:

"Vendet arabe do të veprojnë së bashku për të përballuar këtë epidemi. Unë shpresoj se Kina do të dalë së më parë nga vështirësia duke i ndihmuar vendet arabe të zhvillojnë punën parandaluese e kontrolluese." (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore