2020-03-02 20:09:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dhënat tregojnë se prej mesditës së 2 marsit, koronavirusi është i pranishëm në mbi 60 vende në mbarë botën. OBSh-ja ka ngritur nivelin e rrezikut global të shpërthimit nga "të lartë" në "shumë të lartë" dhe ka siguruar mjete testimi, pajisje mbrojtëse, trajnime në internet për të ndihmuar vendet në nevojë.
Në të njëjtën kohë, si një vend me përvojë në luftimin kundër epidemisë, ndërsa bën përparim të rëndësishëm në parandalimin dhe kontrollin e vetë epidemisë, Kina po përpiqet me të gjitha forcat për të ofruar ndihmë ndaj vendeve të tjera, duke përfshirë sigurimin e pajisjeve mjekësore për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Iranin si dhe dërgimin e specialistëve.
Disa analistë janë të mendimit se kjo nuk është një "epidemi lufte" midis kombeve, por një sfidë me të cilën përballet i gjithë njerëzimi. Kjo është arsyeja pse "raporti i inspektimit të përbashkët" Kinë-OBSh, Koronavirusi i Ri (COVID-19) "i lëshuar së fundmi rekomandon që pjesa tjetër e botës të mësojë" mekanizmat kinezë të përgjigjes profesionale".
Nga pikëpamja profesionale, pas shpërthimit të koronavirusit, Kina ka ofruar informacione transparente, në kohë dhe në mënyrë proaktive ndaj publikut, duke përfshirë sekuencën e gjenomit viral me OBSh-në dhe vendet e tjera, si dhe ka ofruar një mbështetje profesionale gjithnjë e në rritje, për parandalimin dhe kontrollin e shpërthimeve në vendet në mbarë botën.
Ndërhyrjet pa medikamente, metodat kineze të mjekimit janë njohur përgjithësisht nga ekspertë ndërkombëtarë. Briand, drejtori i Divizionit Global për sëmundjet e rrezikshme dhe infektive të OBSh-së, tha se modeli tregoi se masat për të kufizuar lëvizjen e njerëzve kanë vonuar përhapjen e shpërthimeve jashtë Kinës për dy deri në tre javë. Kohët e fundit, masa të tilla janë duke u përdorur nga më shumë vende. Për shembull, qeveria italiane ka vendosur kufizime të përkohshme për lëvizjen e njerëzve në disa qytete veriore.
Sidoqoftë, në këtë kohë kritike, disa politikanë perëndimorë, të nxitur nga interesat politike, vazhdojnë të spekulojnë dhe stigmatizojnë Kinën. Për shembull, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka shfuqizuar vazhdimisht përpjekjet e Kinës për të luftuar epideminë dhe madje ka sulmuar sistemin politik të Kinës; Senatori Rubio e ka shfajësuar Kinën për moszbulimin e informacionit të nevojshëm të koronavirusit dhe " se e ka vënë botën në rrezik".
Këta politikanë perëndimorë e kanë përbaltur dhe kritikuar gjithnjë Kinën, duke mosrespektuar plotësisht faktet dhe konsensusin ndërkombëtar. Ata janë duke u bërë një forcë shkatërruese në bashkëpunimin global kundë epidemisë, duke dëmtuar përfundimisht mirëqenien e gjithë njerëzimit, përfshi të amerikanëve.
Ashtu siç raportoi "Washington Post" kohët e fundit, ngërçi i bashkëpunimit Kinë-ShBA në fushën e shëndetit publik gjithashtu ka shkaktuar humbje të mëdha për Shtetet e Bashkuara që nga administrata aktuale e Shteteve të Bashkuara. Artikulli tregon se po rritet numri i popullsisë në botë dhe bota po bëhet më të nderlidhur, sëmundjet e reja infektive me siguri do të rishfaqen. Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushat e shkencës dhe shëndetit.
Në të vërtetë, kriza globale e shëndetit publik duhet të jetë një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe jo të tjetërsohet në një "farsë politike". (Vera/Albana)