Kina do të bashkëpunojë aktivisht me botën kundër koronavirusit

2020-03-02 19:42:12 CRI Komenti juaj Printoni

Duke u përballur me gjendjen e përhapjes së epidemisë së re të pneumonisë së koronavirusit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha sot në Pekin se epidemia e koronavirusit novel është një sfidë që përballet gjithë njerëzimi. Kina do të kryejë në mënyrë aktive bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal në parandalimin e epidemisë, do të mbajë komunikim të ngushtë me vendet përkatëse, do të shkëmbejë përvojën për parandalimin e epidemisë, do të koordinojë masat e parandalimit dhe kontrollit dhe do të ruajë së bashku sigurinë e shëndetit publik rajonal dhe botëror.

Sipas raportimeve, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus rriti kohët e fundit nivelin e rrezikut botëror të përhapjes dhe ndikimit të COVID-19 nga të lartë në "shumë të lartë". Ndërkohë janë forcuar masat parandaluese dhe kontrolli ndaj të huajve që hyjnë në Kinë. Lidhur me këtë Zhao Lijian tha se nën gjendjen aktuale, sipas nevojave lokale të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, të gjitha krahinat e Kinës kanë zbatuar masa inspektimi dhe karantine të parandalimit dhe të kontrollit për njerëzit nga vendet dhe rajonet e infektuara rëndë pas hyrjes në vend, si për shembull matja e temperaturës së trupit, zbatimi i vëzhgimit në shtëpi, karatinimi etj. Këto praktika janë në përputhje me ligjet dhe rregullat e Kinës, të cilat jo vetëm janë të nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, por gjithashtu mund të parandalojnë në mënyrë efektive përhapjen e epidemisë nëpër vende.

"Sipas zhvillimit të gjendjes epidemike, qeveria kineze gjithashtu do të rregullojë masat e parandalimit dhe kontrollit për të huajt që vijnë në Kinë. Ne i trajtojmë në mënyrë të barabartë qytetarët e huaj dhe shtetasit vendas dhe zbatojmë masat përkatëse pa diskriminim dhe do të kujdesemi plotësisht për shqetësimet e arsyeshme të palëve për t'u ofruar atyre mbrojtjen dhe ndihmën e nevojshme. Shpresojmë që personeli nga vendet me epidemi të rënda do ta mirëkuptojnë plotësisht dhe do të bashkëpunojnë në mënyrë aktive me masat përkatëse të parandalimit dhe kontrollit të Kinës kur rikthehen në Kinë për të parandaluar bashkarisht rreziqet që lidhen me epideminë dhe të ruajnë shëndetin dhe sigurinë e tyre dhe të të tjerëve."

Kohët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Iran dhe Itali. Zhao Lijian tha se Kina solidarizohet me vështirësitë aktuale me të cilat përballen populli iranian dhe ai italian.

"Kina është e gatshme të sigurojë ndihmë brenda aftësive të saj në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe trajtimit mjekësor sipas nevojave të Iranit dhe Italisë. Kina tani i ka dhuruar Iranit një numër grupesh testimi të acidit nukleik dhe pajisje mjekësor. Një ekip prej 5 specialistësh kinezë mbërritën në Teheran më 29 shkurt. Ne dëshirojmë të forcojmë komunikimin në fushën profesionale dhe të shkëmbejmë përvojën dhe teknologjinë në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë ".

Kohët e fundit, në deklaratën e sesionit të 53-të të Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të Lidhjes Arabe u vlerësuan në mënyrë të veçantë përpjekjet e Kinës në të luftën kundër epidemisë. Lidhur me këtë, Zhao tha se që nga shpërthimi, vendet arabe dhe Kina kanë bashkërenduar forcat, gjë që pasqyron plotësisht nivelin e lartë të miqësisë tradicionale kino-arabe dhe partneritetin strategjik midis dy palëve. Kina do të vazhdojë të punojë me vendet arabe dhe bashkësinë ndërkombëtare për të forcuar bashkëpunimin, shkëmbyer përvojat dhe për të dhënë kontributin e duhur për kauzën globale të shëndetit publik. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore