Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar ushtarak kundër kërcënimeve si COVID-19

2020-03-02 16:49:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria kineze do të zhvillojë aktivisht bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar dhe do të punojë me ushtarakët e vendeve të tjera kundër kërcënimeve të sigurisë publike, duke përfshirë shpërthimin e koronavirusit (COVID-19), tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian.

Duke folur në një konference për shtyp për punën e forcave të armatosura të Kinës në betejën kundër virusit, Wu falënderoi vendet dhe ushtarakët që i kanë ofruar Kinës ndihmë dhe mbështetje të sinqertë në luftën e vazhdueshme të vendit kundër COVID- 19.

Ai tha se forca, fryma dhe efikasiteti që Kina ka demonstruar në punën e saj të parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 janë vlerësuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Wu përmendi një numër vendesh që ofruan mbështetje dhe ndihmë për Kinën, përfshi vendet, udhëheqësit e mbrojtjes dhe ushtritë e të cilave përcollën simpati përmes letrave, ministritë e mbrojtjes dhe ushtarakët që ofruan dhurime në Kinë dhe dërguan avionë ushtarakë për të transportuar furnizimet kryesore. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore