Wang Yi: Forcimi i bashkërendimit ndërkombëtare kundër epidemisë, nxitje e krijimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit

2020-03-02 11:19:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi botoi të dielën një artikull në revistën kineze "Qiushi", me titull "Lufta ndaj epidemisë, nxitje e krijimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit".

Në artikull thuhet se epidemia e koronavirusit i tregoi komunitetit ndërkombëtar se në kushtet e globalizimit, fatet e vendeve të ndryshme janë të ndërlidhura. Krijimi i bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit është drejtimi i vetëm i duhur i zhvillimit të shoqërisë njerëzore.

Wang Yi u shpreh në artikullin e tij se, gjatë luftës kundër epidemisë, Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar, do të mbrojë planetin ku njerëzit jetojnë, dhe do të ndërtojë "fshatin global". Kina do të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh kundër epidemisë, do të vazhdojë të ruajë komunikimin e mirë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do të eksplorojë parandalimin e kontrollin e përbashkët mes vendeve të ndryshme. Kina gjithashtu do të ndajë informacionet, masat e parandalimit e të kontrollit dhe rezultatet e studimit dhe do të forcojë studimin e ilaçeve dhe të vaksinës kundër koronavirusit. Njëkohësisht, Kina do të ofrojë ndihmë brenda mundësive të veta për vendet e rajonet e prekura nga epidemia.

Pas përhapjes së epidemisë, Kina ka bërë mobilizim, planifikim dhe reagim të menjëhershëm dhe ka marrë masa të gjithanshme e serioze parandalimi dhe kontrolli për të ndaluar përhapjen e epidemisë në mbarë botën. Mbi 170 liderë vendesh dhe më shumë se 40 drejtues të organizatave ndërkombëtare kanë shprehur përkrahjen e tyre për Kinën dhe kanë vlerësuar lart masat e marrë dhe rezultatet e arritura nga Kina. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore