2020-03-02 10:13:59 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka shpallur masa të veçanta për të lehtësuar procedurat e hyrjes dhe daljes për të huajt që qëndrojnë në vend, në kushtet e betejës kundër epidemisë së COVID-19.
Administrata Kombëtare e Emigracionit thotë se të huajt me misione kundër COVID-19 në Kinë do të marrin leje urgjente hyrje-daljeje brenda 24 orëve.
Ata përfshijnë ekspertë që hyjnë në vend për të ofruar ndihmë mjekësore, prodhim barnash dhe shkëmbime akademike.
Për të huajt që jetojnë në Kinë, qëndrimi ose lejet e qëndrimit të tyre do të zgjaten automatikisht për dy muaj gjatë periudhës së epidemisë.