2020-03-02 10:01:38 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Britanikët nga fusha të ndryshme të jetës kanë vlerësuar masat e Kinës në luftën kundër epidemisë së koronavirusit të ri.
Ata janë shprehur se vendet e ndryshme duhet të marrin mësim nga Kina, ndërsa virusi po përhapet në më shumë vende.
Më shumë se 300 politikanë, studiues, shkencëtarë dhe biznesmenë britanikë dhe kinezë morën pjesë në Londër në veprimtarinë "Së bashku luftojmë kundër virusit".
Vincent Keaveny, një kandidat për sherif në Qytetin e Londrës, thotë:
"Mendoj se jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e qeverisë së Republikës Popullore të Kinës në trajtimin e saj (epidemisë). Ata i kanë treguar qartë botës mënyrën për ta trajtuar në mënyrë sistematike, siç kanë bërë. Besoj se ka sfida në një numër vendesh të tjera. Ne të gjithë jemi shumë të shqetësuar që virusi po përhapet në disa pjesë të botës. Por ne jemi sot këtu për të qëndruar së bashku me Kinën. "