Kina do të rrënohet? Iluzioni u prish përsëri

2020-03-01 13:48:34 CRI Komenti juaj Printoni

Më 28 janar, në pjesën kontinentale të Kinës, përveç provincës Hubei, janë konfirmuar vetëm katër raste të reja të infektimit nga COVID-19 dhe po rifillojnë me radhë punët e ndryshme. Në të njëjtën ditë, u publikua Raporti i Inspektimit të Përbashkët mbi COVID-19 nga Kina dhe OBSh-ja, ku vihet në dukje se Kina mori masat e parandalimit dhe të kontrollit "më të guximshme, më elastike dhe më proaktive në histori", duke ndërprerë efektivisht metodat e transmetimit të virusit dhe duke i ofruar botës një përvojë të rëndësishme përballë COVID-19.

Më 27 shkurt, Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) publikoi një analizë, ku bëhet një pyetje: A na dha Partia Komuniste e Kinës një mësim se si të veprojmë? Në këtë analizë thuhet se, pas shqyrtimit të metodave të Kinës për përballim e COVID-19, duhet të pyesim veten nëse mund të veprojmë me efikasitet aq të lartë? Cili është sekreti i suksesit të Kinës?

Siç analizohet në artikullin e sipërpërmendur, sekreti është udhëheqja e fortë e Partisë Komuniste të Kinës. Brenda një jave, u ndërtua një spital i veçantë për pacientët e prekur nga COVID-19 në Wuhan. Kina mori masat e parandalimit dhe të kontrollit më të rrepta dhe këto masa varen nga epërsia e sistemit të Kinës. Me këtë sistem, populli kinez jo vetëm kontrolloi epideminë brenda një muaji, por edhe dha kontribut të madh për sigurinë dhe shëndetin publik global.

Ditët e fundit, gjatë bisedimeve telefonike dhe letrave të shkëmbyera me liderët e vendeve të tjera, lideri më i lartë i Kinës Xi Jinping theksoi konceptin e "bashkësisë së fateve të përbashkëta", dhe theksoi se solidariteti dhe bashkëpunimi janë armët më të forta në luftën kundër epidemisë.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi se populli kinez bëri një sacrificë shumë të madhe dhe dha kontribut për tërë njerëzimin.

Në fakt, sistemi i vendit duhet të vihet në provë konkretisht nga sfidat e mëdha. Koronavirusi jo vetëm ishte një provë për sistemin e Kinës, por edhe për sistemet e vendeve të tjera. Më 28 shkurt, sekretari i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vendet e tjera përballen me rreziqet më të mëdha. Ai theksoi se çdo vend duhet të hartojë projektet e gjithanshme të parandalimit dhe të kontrollit.

Italia, një vend demokratik perëndimor, ka ndjekur "modelin e Wuhan-it" në administrim, duke mbyllur qytetet me rastet më të shumta të COVID-19.

Epidemia është armiku i përbashkët i njerëzimit dhe duhet të kontrollojmë këtë armik nëpërmjet shkencës, arsyes, solidaritetit dhe bashkëpunimit. OBSh-ja po i bën thirrje botës që të marrë përvojat e Kinës. Konsulenti i lartë i OBSh-së Bruce Aylward bëri një konkluzion pas inspektimit 9-ditor: "Metoda e Kinës është metoda e vetme e suksesshme e provuar që njohim deri tani."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore