Britania publikon mandatin negociues për bisedimet tregtare me BE-në

2020-02-28 11:52:30 CRI Komenti juaj Printoni

Britania ka paraqitur kërkesat e saj për bisedimet tregtare me BE-në.

Mandati negociues bën thirrje për një treg të liberalizuar për tregtinë e mallrave, dhe për të mos pasur tarifa ose kufizime sasiore në tregtinë e produktet të manifakturës ose bujqësore.

Në mandat kërkohet edhe një marrëveshje e veçantë mbi peshkimin, që parashikon negociata vjetore për hyrjen në ujërat e njëri-tjetrit, si dhe një marrëveshje mbi ekuivalencën në shërbimet financiare.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Dana Spinant tha se është ende herët për të spekuluar mbi rezultatet e negociatave.

Britania u largua nga BE-ja më 31 janar, por duhet të zbatojë rregullat e Bllokut deri në fund të periudhës kalimtare.

Raundi i parë i bisedimeve tregtare mes dy palëve do të fillojë të hënën.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore