2020-02-28 10:29:45 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në Francë është rritur në 38, pas 20 rasteve të reja të konfirmuara të enjten.
Ministri i Shëndetësisë thotë se kontrollet në vazhdim mund të zbulojnë më shumë raste.
Ai shtoi se Franca është e gatshme për një epidemi dhe se 138 spitale në të gjithë vendin janë përgatitur për të trajtuar të infektuarit.
Deri tani në Francë dy veta kanë vdekur, 12 janë shëruar dhe 24 janë shtruar në spital, përfshirë dy në gjendje të rëndë. (Jiang Lei)