Hebrenjtë amerikanë bën thirrje për solidaritet kundër ksenofobisë së krijuar nga virusi

2020-02-28 09:36:09 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkësia hebreje në ShBA ka shprehur mbështetjen për kinezo-amerikanët dhe bashkësitë kineze kundër ksenofobisë mbi koronavirusin e ri.

Kryetari i Këshillit Hebre për Çështjet Publike David Bernstein i dorëzoi një letër ambasadorit kinez në Shtetet e Bashkuara Cui Tiankai.

"Prandaj, ne në komunitetin hebre dhe heronjtë e holokaustit dëshirojmë të themi 'kurrë më' dhe se, kur një bashkësi preket, të gjithë jemi të prekur. Pra, nëse kinezo-amerikanët dhe kinezët ndihen të cenueshëm dhe keqtrajtohen, pas tyre mund të vijë radha jonë," tha Bernstein.

Letra u nënshkrua nga 87 organizata hebraike në të gjithë ShBA-në.

Ambasadori kinez shprehu vlerësimin e tij për solidaritetin e treguar nga bashkësia hebreje në këtë moment kritik, duke thënë se si kombi kinez, ashtu edhe kombi hebre, kanë kaluar nëpër vështirësisë dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin përgjatë historisë:

"Unë mendoj se vështirësitë na prekin të gjithëve, qoftë kjo epidemi, fatkeqësi natyrore, apo ndryshimi i klimës. Unë mendoj se populli amerikan e kupton këtë. Ndoshta disa politikanë ose disa njerëz të medias këtu e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë. "

Diplomati kinez tha gjithashtu se shpërthimi i koronavirusit ka vërtetuar se vendet, veçanërisht Kina dhe ShBA-ja, duhet të forcojnë bashkëpunimin global në shëndetin publik dhe të mbrojnë interesat e përbashkëta të njerëzimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore