2020-02-27 10:17:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Bashkia e Shangait është shprehur se do të mbështetë sektorin e kulturës dhe atë të turizmit, duke ofruar subvencione e kredi me interes të ulët dhe duke u kthyer fondet e detyrueshme të depozitës agjencive të udhëtimit, për të lehtësuar ndikimin nga epidemia e koronavirusit.
Zyrtarët bashkiakë thonë se mbështetja me politika do t'u japë përparësi sektorëve dhe kompanive më të prekura nga epidemia, veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fushat e argëtimit, turizmit dhe sporteve elektronike.
Shangai ka ofruar shërbime të posaçme financiare për sektorin kulturor. Norma e interesit për kreditë e vogla për këtë sektor është ulur me të paktën 25 për qind nga norma mesatare e interesit të tregut.
Pronave shtetërore në qytet u është kërkuar të pakësojnë qiratë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë të bëjnë me kulturën.
Shangai po u rikthen 1 400 agjencive të udhëtimit depozitat e detyrueshme në një shumë prej 500 milionë juanësh (rreth 70 milionë dollarë amerikanë). (Wang Lei)